Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, shumë nga protestuesit kanë sjellënë shesh torta simbolike, në të cilat shkruhen mesazhe për kryeministrin Rama. Në tortën e një qytetari shkruhet: “Populli të uron, jep dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete”. Në një tortë tjetër shkruhet “Torta sot, dorëheqja nesër”, ndërsa një nga aktivistët tha se kjo do të jetë ditëlindja e fundit e tij si kryeminsitër. Gjatë tubimit në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë vijuar me thirrje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa atmosfera është shoqëruar me pankarta dhe brohoritje të shumta.