Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra qytetarë kanë vijuar edhe sot në tubimin e 10-të marshimin në rrugët e Tiranës. Turma është zhvendosur nga sheshi duke kaluar në bulevard dhe rrugë kryesore të kryeqytetit, ndërsa protestuesit kanë vijuar me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesën për dorëheqje. “Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!”, ishte një ndër thirrjet që u dëgjua gjatë marshimit. Gjatë lëvizjes së turmës në rrugët e qytetit, janë dëgjuar edhe thirrje drejtuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti. “O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen!”, u dëgjua nga një pjesë e protestuesve...
Burimi:
opinion.al