Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion

Prej 39 ditësh qytetarë të shumtë vijojnë protestat kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit marshuan me thirrje kundër qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin për korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit. “PD, PD klysha komunistësh”, “Edi Rama SPAK-you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e protestueve. Në protestë u shfaqën edhe pankarta me mesazhe të forta kundër klasës politike, ku ndër të tjera shkruhej: “39 ditë populli flet, pushteti hesht”, “Rama-Berisha, dy emra, i njëjti mentalitet komunist” dhe “Vetëm burgu e kthjellon”. “Ju erdhi fundi” janë thirrjet e tyre ndërsa vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Qytetarët deklarojnë se do të vijojnë protestat...