Protestuesit e PD i vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Hoxha, ministri Gonxhe: 12 artistë ndodheshin sot aty, ky është një agresion i hapur

Protestuesit e PD i vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Hoxha, ministri Gonxhe: 12 artistë ndodheshin sot aty, ky është një agresion i hapur

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka reaguar pas zjarrit te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër artistike, duke deklaruar se në momentin e zjarrit 12 artistë kanë qenë në këtë godinë. “12 artistë, shumica të huaj, e mes tyre edhe të rinj që vijnë nga vende me fronte lufte dhe që kanë përjetuar trauma, pikërisht sepse programi ka edhe natyrë sociale e solidare, ndodheshin sot aty, për fat pa pasoja, ndërsa po informojme e qetësojmë familjet”, shprehet ministri  teksa dënon aktet e dhunës nga opozita. Reagimi i ministrit: Është absolutisht revoltuese të shohësh se si verbëria politike e një opozite të dëshpëruar nuk ndalet para asgjëje, duke lëshuar masivë molotovi mbi një godinë ku brenda ka artistë, njerëz, jetë dhe krijimtari!...