Protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, qytetarët mblidhen para godinës ku zhvillohet seanca: Lironi çunat!

Protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, qytetarët mblidhen para godinës ku zhvillohet seanca: Lironi çunat!

Pas protestës madhështore të së shtunës, organizatorë, aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen sot në një tjetër tubim përpara Gjykatës Penale të Tiranës. Ky marshim solidarizimi vjen në momentin kur pritet që gjykata të japë masat e sigurisë për të rinjtë e arrestuar gjatë tensioneve të 2 korrikut. Tubimi vjen si një kundërpërgjigje ndaj përplasjeve të forta që u regjistruan të enjten e kaluar përpara Parlamentit, ku seanca plenare u shoqërua me përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pas tensioneve që u shtrinë në disa zona të kryeqytetit, policia ndërmori një aksion shoqërimesh dhe arrestimesh, ndërkohë që nga përplasjet mbetën të lënduar si efektivë të policisë, ashtu edhe qytetarë. Pjesëmarrësit e konsiderojnë ndalimin e të rinjve si të paligjshëm dhe kërkojnë lirimin e tyre...