Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Një protestues nga Diaspora tha sot nga sheshi në ditën e 63-të se kryeministri Edi Rama ka bërë pakt me Vuçiç që kur erdhi në qeverisje dhe i futi thikën pas shpine Kosovës. Ai akuzoi kreun e qeverisë se përfaqëson krimin dhe korrupsionin, ndërsa ka shpopulluar Shqipërinë. “Gjëja më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri deri më sot, për të rinj e të reja, për prindërit që vijnë këtu. Nga një qeveri me kriminelë që ju kanë përzënë në qytetet e tjera të Evropës e botës. Në vend që të punoni këtu shqiptarët ndërtojnë qytetet e tjera të Evropës. Ky i futi thikën pas shpine Kosovës me marrëveshjen e tij me vëllanë e vet Vuçiç që në ditët e para të qeverisjes”, deklaroi ai....
Burimi:
gijotina.com