“Protestoni për të ardhmen tuaj, jo për partinë!”/ Këlliçi thirrje qytetarëve: Bashkohuni në 8 maj për të larguar Ramën

“Protestoni për të ardhmen tuaj, jo për partinë!”/ Këlliçi thirrje qytetarëve: Bashkohuni në 8 maj për të larguar Ramën

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e 8 majit për të kërkuar sipas tij, ndryshime dhe për të mbrojtur të ardhmen e familjeve të tyre. Nga foltorja e PD-së te Kryeministria Këlliçi ngriti shqetësime mbi mungesën e kopshteve dhe çerdheve, nivelin e lartë të ndotjes dhe problemet e tjera që ndikojnë në jetën e përditshme të banorëve. Sipas tij, për këto arsye qytetarët duhet të bashkohen në protestë, jo për partinë por për të ardhmen e tyre. “Një njësi që vuan për kopshte dhe çerdhe, ka kaluar nivelin e ndotjes 14 herë mbi normën e pranuar nga Bashkia e Tiranës. Një njësi që ndodhet në zemër të kryeqytetit, por sa i përket pastrimit të parave, prin në të gjitha...