Protestë për resortin në Rrjoll të Velipojës/ Banorët kundër projektit, paralajmërojnë bllokim të rrugës
Rikthimi i fadromave dhe makinerive për të nisur punën për ndërtimin e një resorti në fshatin Rrjoll të Velipojës, nxori sërish në protesta banorët. Ata akuzojnë se po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për pronësinë. Banorët paralajmërojnë se, duke nisur nga dita e martë, do të bllokojnë rrugën Shëngjin–Velipojë. Përplasje me policinë dhe punëtorët pati edhe në muajin mars, kur banorët nisën protestat, ndërsa depozituan edhe një padi në SPAK. Një fshat turistik me vila dhe hotele luksoze pritet të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks–Rrjoll. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv