Protestë e dhunshme te Parlamenti, merr flakë një makinë
Protestuesit, pas zhvendosjes nga Kryeministria, kanë mbërritur tek Parlamenti, ku situata ka shpërthyer në tensione. Disa prej tyre kanë hedhur molotov dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me efektivët e policisë. Një makinë ka marrë flakë gjatë incidenteve. Pjesa më e madhe e turmës është përqendruar pranë Parlamentit, ndërsa disa protestues kanë qëndruar ende pranë Kryeministrisë. Sipas raportimeve, disa deputetë të Partisë Demokratike i janë bashkuar turmës.
Burimi:
sot.com.al