Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin
Teksa theksoi sërish se resorti në Zvërnec do të ndërtohet patjetër, kryeministri Edi Rama tha sot se protestat kundër investimit në Tiranë dhe qytete të tjera, po dëmtojnë turizmin. Sipas kreut të qeverisë, për shkak të këtyre tubimeve, operatorët turistikë kanë njoftuar anulimet e para të rezervimeve të bëra nga turistët e huaj. Sa i përket takimit që zhvilloi pak ditë më parë me banorët e Zvërnecit, mes tyre edhe pretendentë për toka që i janë drejtuar edhe gjykatës, shefi i ekzekutivit tha se ishte një bashkëbisedim shumë normal dhe qytetar që qartësoi disa pikëpyetje të ngritura nga zhvillimet e ditëve të fundit. “Nuk vajta të takoj njerëz të mbledhur nga Narta poshtë apo nga Vlora lart. Vajta të takoj ata që janë aty, pikërisht ata që e kanë interesin...
Burimi:
opinion.al