“Protestat pasqyrojnë pakënaqësinë ndaj qeverisë”, Tabaku takim me eurodeputetin Kovatchev
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi dje një takim në Kryesinë e Kuvendit me eurodeputetin Andrey Kovatchev, raporter në hije për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Gjatë bisedës, dy zyrtarët diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, sfidat që lidhen me reformat dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe protestës qytetare, e cila po vijon prej 16 ditësh. Tabaku u shpreh se protestat nuk përfaqësojnë vetëm kundërshtimin ndaj një projekti apo vendimi të caktuar, por reflektojnë pakënaqësi më të gjera ndaj mënyrës së qeverisjes gjatë viteve të fundit. Sipas saj, për 13 vite janë ndërtuar mekanizma ligjorë që kanë favorizuar interesa të ngushta, duke ndikuar negativisht në funksionimin e institucioneve dhe konkurrencën e...
Burimi:
sot.com.al