Protesta, shoqata Amerikano-Shqiptare e zbatimit të ligjit dënon dhunën ndaj Policisë së Shtetit
Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) ka shprehur solidaritet dhe mbështetje të plotë për Policinë e Shtetit Shqiptar, duke dënuar ashpër aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë gjatë ngjarjeve të fundit në Tiranë. Në një reagim zyrtar, AALEA e cilëson sulmin ndaj oficerëve të Policisë si një akt brutal dhe të papranueshëm, duke theksuar se dhuna ndaj atyre që shërbejnë për mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë së komuniteteve duhet të marrë përgjegjësinë e plotë ligjore. Shoqata shpreh respektin dhe mbështetjen më të thellë për punonjësit e Policisë së Shtetit të lënduar gjatë tubimit, si dhe për familjet e tyre, duke vlerësuar guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre si burim krenarie për shqiptarët kudo në botë. AALEA gjithashtu nderon shërbimin e punonjësve të...
Burimi:
kohajone.com