Protesta para Kryeministrisë, mbërrijnë Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Protesta para Kryeministrisë, mbërrijnë Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi TIRANË – Ka mbërritur para Kryeministrisë vajza e kreut të opozitës, Argita Berisha, së bashku me bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezi. Protesta ishte lajmëruar të fillonte në orën 18:00, por ende nuk kanë mbërritur krerët dhe përfaqësuesit e opozitës në shesh, ndërsa qytetarët janë të pranishëm. Ndërkohë, Berisha ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e PD-së dhe pritet të niset drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. /ZËRI