Protesta në Durrës/ Protestuesit tentojnë të hynë me forcë në ambientet e Bashkisë dhe përplasen fizikisht me policinë
Dhjetëra qytetarë të qytetit të Durrësit, po zhvillojnë një protestë para ambienteve të Bashkisë. Kjo protestë vjen pas situatës së shkaktuar ditëve të fundit, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut. Ata janë drejtuar në Bashkinë e qytetit, duke thirrur “Poshtë qeveria”, “Poshtë kryeministri” dhe “Durrësi në ujë”. Në këto momente ata janë përplasur me efektivët e policisë, duke u shtyrë fizikisht me to për disa minuta
Burimi:
ntv.al