Protesta kundër projektit TID në Durrës/ Banorët përplasen me policinë, shoqërohen me forcë

Protesta kundër projektit TID në Durrës/ Banorët përplasen me policinë, shoqërohen me forcë

PAMJE NGA NGJARJA DURRËS-Policia po shoqëron me forcë banorët të cilët po protestojnë para bashkisë së Durrësit kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të projektit TID. Projekti infrastrukturor "Lidhja e Currilave me rrugën 'Aleksandër Goga'" pritet të prekë banesat e 74 familjeve durrsake, banesat e të cilave do të shemben për t'i hapur rrugë ndërtimit të unazës. Banorët deklarojnë në prononcimin e tyre për mediat, se nuk janë vënë në dijeni më përpara lidhur me prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, sepse sipas tyre është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi. /ZËRI