Protesta kombëtare e PD, snajperistët vendosen në terracën e kryeministrisë

Protesta kombëtare e PD, snajperistët vendosen në terracën e kryeministrisë

Pak para nisjes së protestës, Forcat Shqiponja dhe ato speciale po qëndrojnë në gatishmëri për ndërhyrje. Si në çdo protestë tjetër në terracën e kryeministrisë janë disa snajperistë të cilët monitorojnë gjendjen nga lart. Opozita ka paralajmëruar nisjen e mosbindjes civile duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.