Protesta Kombëtare e PD-së, policia publikon masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta Kombëtare e PD-së, policia publikon masat, ja rrugët që do të bllokohen

v TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të protestës kombëtare të Partisë Demokratike që do të mbahet nesër, në orën 17:00 përpara Kryeministrisë. Sipas njoftimit të policisë, bllokimi levizja do të kufizohet që prej ditës së sotme nga ora 23:45. Nesër do të nisë kufizimi që prej orës 15:00 deri në përfundim të tubimit, ku do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Njoftimi: Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi...