Protesta/Koçiu:Sulm ndaj interesave të Shqipërisë, e paprecedentë do jetë përgjigjja

Protesta/Koçiu:Sulm ndaj interesave të Shqipërisë, e paprecedentë do jetë përgjigjja

Përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, ka akuzuar kreun e PD Sali Berisha se ka për qëllim mbajtjen peng të vendit për arsye personale. Duke ju referuar ndër të tjera edhe sulmi i sotëm ndaj ish- vilës së diktatorit Hoxha ku qëndrojnë artistë të huaj, ishte një akt i paprecedent dhe nuk do të tolerohet. “Po aq e vendosur dhe e paprecedentë do të jetë edhe përgjigjja institucionale, në mbrojtje të rendit, sigurisë dhe të ardhmes europiane të vendit”, shkruan Koçiu. Postimi i plotë U vërtetua se objektivi i vërtetë i kësaj dhune është dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të nxirë me çdo kusht imazhin e Shqipërisë në sytë e botës, pikërisht në momentin...