‘Protesta është e drejtë’, Agolli: Korrupsioni po shkatërron shëndetësinë dhe dinjitetin e qytetarëve

‘Protesta është e drejtë’, Agolli: Korrupsioni po shkatërron shëndetësinë dhe dinjitetin e qytetarëve

Mjekja Ilirjana Agolli, në fjalën e saj nga foltorja e Partisë Demokratike, ngriti një akuzë të fortë ndaj korrupsionit në qeverisje dhe gjendjes së rëndë të sistemit shëndetësor në vend. Ajo theksoi se korrupsioni nuk është vetëm vjedhje fondesh, por grabitje e shpresës, dinjitetit dhe jetës së qytetarëve, duke lënë spitalet pa burime, mjekët pa mbështetje dhe pacientët pa shërbim. Sipas Agollit, përballë padrejtësisë dhe një sistemi të thyer, zëri i qytetarëve dhe protesta mbeten mjeti më i fuqishëm për të kërkuar llogari dhe ndryshim. Ilirjana Agolli: I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, të dashur anëtarë të partisë sonë, demokratë e demokrate, kolegë dhe bashkëqytetarë. Gjithashtu, përzemërsisht dua të nderoj udhëheqjen e zotit Berisha për vizionin dhe dedikimin që na inspiron...