Protesta e tretë kombëtare e PD/ Tirana nën masa sigurie, policia publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen
pamje nga protesta e 24 janarit TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë nesër 10 shkurt, protestën e tretë kombëtare, përpara Kryeministrisë. Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, Policia e Tiranës ka njoftuar masat që do të ndërmerren për këtë protestë që do të nisë në orën 17:00. Në zbatim të këtyre masave, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore kryesore të kryeqytetit, duke nisur që prej orës 23:45 të ditës së sotme. Njoftimi: Tiranë/Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, ditën e nesërme, në orën 17:00, para Kryeministrisë. Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”. Në zbatim të këtyre masave, ditën...
Burimi:
zeri.ai