Protesta e “Shqipëria Bëhet”/ Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, arrestohen dhe katër persona të tjerë

Protesta e “Shqipëria Bëhet”/ Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, arrestohen dhe katër persona të tjerë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shoqëruar proceduar Adriatik Lapajn dhe arrestuar disa persona, si dhe ka nisur procedime penale ndaj të tjerëve, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar nga “Shqipëria Bëhet” dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 kanë arrestuar shtetasit: E. H., 30 vjeç; A. M., 40 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. Ll., 41 vjeç Ndërkohë, materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal edhe për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh. Këta shtetas akuzohen se gjatë protestës kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë e veprimeve të dhunshme,...