Protesta e radhës më 20 shkurt, Berisha dënon dhunën: Goditje me urdhër politik
Kreu i PD Sali Berisha ka folur për mediat pas një vizite që pati në spital, ku po merr ndihmë mjekësore deputeti Bledion Nallbati. Berisha akuzoi qeverinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, ndërsa e cilësoi ndërhyrjen e forcave të rendit si një akt të motivuar politikisht “Kjo ishte një goditje me urdhër politik. Iu vërsulën si bisha përfaqësuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë”, tha Berisha për mediat nga spitali i Traumës, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve. Berisha ka denoncuar ashpër veprimet e policisë gjatë protestës, duke i cilësuar uniformat blu si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që, sipas tij, kanë sulmuar qytetarët. Ai theksoi se vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë shumë më të fuqishme se çdo akt dhune...
Burimi:
opinion.al