Protesta e PD, policia publikon planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD, policia publikon planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për protestën e thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 8 maj 2026, në orën 19:00, para godinës së Kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas njoftimit zyrtar, për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit dhe sigurisë publike, policia do të zbatojë masa të posaçme që parashikojnë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit. Nga ora 23:45 e mbrëmjes së sotme, datë 7 maj 2026, deri në përfundim të protestës, do të ndalohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në segmentin e bulevardit Dëshmorët e Kombit, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri te rruga Ismail Qemali. Ndërkohë, nga ora 15:00 e datës 8 maj, do...