Protesta e PD/ Policia njoftim zyrtar: 11 efektivë të lënduar, 17 të arrestuar, procedohen 3 deputetët e PD
Policia e Tiranës ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e bëra dje në protestën e opozitës. Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë. Mes personave të proceduar janë edhe 4 zyrtarë të PD, 3 prej tyre deputetë. Sipas njoftimit të policisë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minarolli me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Gjatë tubimit...
Burimi:
top-channel.tv