Protesta e PD/Mes të proceduarve dhe 2 shtetas italianë,ushtruan dhunë ndaj policisë
Mes 7 të proceduarve penalisht për protestën e opozitës më 8 maj, ishin edhe 2 shtetas italianë. Mësohet se ata u kapën duke kryer veprime të dhunshme ndaj efektivëve të policisë. Fillimisht, shtetasit italianë u shoqëruan në komisariatin nr. 2, më pas veprimet e mëtejshme u kryen nga komisariati nr. 1, ndërsa raportohet se po hetohen në gjendje të lirë.
Burimi:
opinion.al