Protesta e Partisë Demokratike, dalin sot përpara Gjykatës së Tiranës 7 të miturit e arrestuar (EMRAT)
pamje nga protesta e 10 shkurtit TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës do të dalin sot 7 protestuesit e mitur, nga 21 në total të arrrestuar pas protestës së Partisë Demokratike, më 10 shkurt në Tiranë. Konkretisht, 7 të arretuarit e mitur janë: Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zeka dhe Oresti Halilaj. Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Goditja për shkak të detyrë", "Plagosja e rëndë me dashje", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Protesta kombëtare e Partisë Demokratike, e organizuar më 10 shkurt, para Kryeministrisë, është shoqëruar me përlasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe forcave të rendit. Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit...
Burimi:
zeri.ai