Protesta e opozitës, reagon Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri

Protesta e opozitës, reagon Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën kombëtare të Partisë Demokratike ditën e djeshme, 10 shkurt, para kryeministrisë. Rama nuk i kursen ironitë në drejtim të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ndërsa e cilëson atë si famëkeqin Robert Mugabhe të Zimbabves. “E vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!”, shkruan ai Reagimi: Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta...