Protesta e opozitës/ Policia publikon masat, mbi 1000 efektivë në terren, ja rrugët që bllokohen

Protesta e opozitës/ Policia publikon masat, mbi 1000 efektivë në terren, ja rrugët që bllokohen

Policia ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, të premten në orën 18:00 para Kryeministrisë. Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë. Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”. Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina...