Protesta e opozitës/ Policia bllokon rrugët, 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë
Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, për të cilën policia dhe autoritetet përkatëse kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj. Nisur nga fakti që në protestën e fundit të organizuar nga opozita pati akte të cilat cenuan rendin dhe sigurinë publike, ku u lënduan disa punonjës policie, u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 17 të tjerë, policia ka rishikuar planin e masave me më shumë detaje ku gjatë ditës së sotme pritet të zbresin në terren 1300 forca policore nga të gjitha strukturat, të cilat do të përqendrohen kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku shtrihen institucionet kryesore dhe Kryeministria, ku do jetë dhe pikënisja e protestës. Siç është konstatuar nga protestat e mëparshme që pasi kryejnë pjesën...
Burimi:
top-channel.tv