Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat)
Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat e marra pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 21 persona janë arrestuar, mes tyre edhe 7 të mitur. 14 nga të arrestuarit janë: Kreshnik Çeço, Klodian Bajrami, Leonid Tusha, Klejdi Subashi, Suzana Dimushi, Ramazan Nuhu, Florian Nuhu, Daniel Zeka, Andrea Kulla, Fabiol Ahmeti, Geraldo Demiraj, Danjel Kulla, Artur Kadria dhe Arbri Ujkaj. Ndërkohë nuk është bërë i ditur identiteti i 7 protestuesve të mitur. Në njoftim gjithashtu thuhet se janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, policia thotë se nisi procedimi në gjendje të lirë...
Burimi:
gijotina.com