Protesta e opozitës me përleshje dhe molotovë, lirohen katër të arrestuarit, u caktohet masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

Protesta e opozitës me përleshje dhe molotovë, lirohen katër të arrestuarit, u caktohet masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

Gjykata e Tiranës liron nga qelia 4 protestuesit e arrestuar për protestën opozitare të së shtunës. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se për shtetasit Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rrapo është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ dy herë në muaj. Ata morën pjesë në protestën e dhunshme të datës 28 shkurt, ku u hodhën molotovë, pati përplasje, si dhe u sulmua shtëpia e diktatorit. Top Channel