Protesta e opozitës me molotovë dhe fishekzjarrë/ Mes 7 të proceduarve edhe tre shtetas italianë, ushtruan dhunë ndaj efektivëve të policisë
Mes 7 të proceduarve penalisht për protestën e opozitës më 8 maj, ishin edhe 3 shtetas italianë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ata u kapën duke kryer veprime të dhunshme ndaj efektivëve të policisë. Fillimisht, shtetasit italianë u shoqëruan në komisariatin nr. 2, më pas veprimet e mëtejshme u kryen nga komisariati nr. 1, ndërsa raportohet se po hetohen në gjendje të lirë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv