Protesta e opozitës, Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës këtë të martë ka marrë vendimin për të caktuat masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të PD e cila u zhvilluar të shtunën. Prokuroria kishte kërkuar për 5 prej tyre “masën arrest në burg” dhe për 5 të tjerët “arrest në shtëpi”. Arrestimi i tyre erdhi pas incidenteve të regjistruara ku gjatë protestës u hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë. Më pas, ata u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe ujë nga policia. Protestuesit më pas u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku pati edhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave të rendit.
Burimi:
gijotina.com