Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim
Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës. Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në këtë zonë u raportuan sërish incidente, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Si pasojë pati edhe disa të lënduar që u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Burimi:
gijotina.com