Protesta e opozitës, 21 të arrestuar për fishekzjarrë, molotovë dhe dhunë

Protesta e opozitës, 21 të arrestuar për fishekzjarrë, molotovë dhe dhunë

21 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së djeshme të opozitës përpara Kryeministrisë. Protestuesit janë arrestuar për hedhje molotovësh dhe dhunë ndaj efektivëve të policisë. Gjatë protestës së djeshme pati incidente të rënda me 19 efektivë policie që përfunduan në spital nga djegiet me molotovë dhe fishekzjarrë. Mësohet se dy policë kanë pësuar djegie të rëndë dhe mund t’i nënhtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Njoftimi i Policisë: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi tubimin e zhvilluar më datë 10.02.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:-arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 36 vjeç; K. B., 24 vjeç; L....