Protesta e banorëve të Rrjollit “zhvendoset” para Kuvendit, tubimit i bashkohen qytetarë të Durrësit dhe Partia Mundësia

Protesta e banorëve të Rrjollit “zhvendoset” para Kuvendit, tubimit i bashkohen qytetarë të Durrësit dhe Partia Mundësia

protesta para parlamentit TIRANË- Tensionet në Rrjoll të Velipojës kanë vijuar prej më shumë se një muaj, me banorët e zonës, të cilët janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti luksoz. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, banorët e Rrjollit janë mbledhur në një protestë para Parlamentit të Shqipërisë, të mbështetur nga Partia Mundësia.  Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili u përjashtua nga seanca plenare që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ka organizuar protestën në kryeqytet për pronën. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarët e Durrësit, të cilët kundërshtojnë projektin TID. Këta të fundit gjithashtu pretendojnë se po u rrëmbehet prona nga shteti dhe oligarkët. Incidentet të rënda janë regjistruar gjatë protestave në Rrjoll, ku protestuesit janë përplasur edhe me forcat e Policisë së Shtetit...