Protesta e 17-të për dorëheqjen e Ramës, profesori Lush Susaj: U jepen mundësi spurdhjakëve dhe jo intelektualëve!

Protesta e 17-të për dorëheqjen e Ramës, profesori Lush Susaj: U jepen mundësi spurdhjakëve dhe jo intelektualëve!

Nga protesta e zhvilluar para Kryeministrisë, profesori i njohur Lush Susaj ka mbajtur një fjalim ku ka drejtuar kritika të forta ndaj qeverisë dhe sistemit arsimor në vend, duke u ndalur veçanërisht te gjendja e studentëve dhe universiteteve shqiptare. Susaj theksoi se se universitetet, sipas tij, janë kthyer në “strehë korrupsioni”, ndërsa akuzoi se në sistemin arsimor nuk u jepen mundësi atyre që e meritojnë. “Universitetet e Shqipërisë, klika sorosiane i ka kthyer në strehë korrupsioni. Nuk u jepet mundësi intelektualëve, por spurdhjakëve e nepotizmit të partisë. Sot shkolla nuk u vu në funksion të qytetarëve, por të hajdutëve”, deklaroi ai. Susaj deklaroi po ashtu se në krye të institucioneve arsimore vendosen individë të partisë dhe kryeministrit, ndërsa theksoi se studentët nuk janë dëgjua kurrë...