Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Protesta/ “Duam ujë, poshtë qeveria”, qytetarët vlonjatë hyjnë me forcë në Teatër dhe ndalojnë mbrëmjen gala të Bashkisë
Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh. Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala nga Bashkia që zhvillohej aty për festa. Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit. Gjatë protestës dëgjoheshin thirrjet e qytetarëve si: “duam ujë” dhe “Poshtë qeveria”. Top Channel