Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Propozimi për publikim të dosjes “Balluku”, Gaz Bardhi kundër: Nuk do shkelim ligjin për favor të qeverisë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u pyet sot nga gazetarët lidhur me propozimin që Agron Shehaj bëri për të shkelur ligjin dhe për të bërë publike dosjen me 16 mijë faqe për Belinda Ballukun. Bardhi u shpreh se nxjerrja e sekretit hetimor, do ishte në interes të Belinda Ballukut duke u penguar drejtësia. “Së pari nuk e kam dëgjuar të plotë deklaratën e z.Shehaj, por nuk ka nevojë për prova të tjera shtesë për qeverisjen e korruptuar. Balluku për ato që është akuzuar ka mjaftueshëm të dhëna që ka kryer krim në mënyrë të përsëritur. Në gjykimin e 5 anëtarëve të opozitës, është vetëm respekti ndaj ligjin, ai që mbron interesin publik. Ligji ekziston për të mbrojtur interesin publik. Nuk mund të...