“Prokurorja në Hagë me gjuhën e Serbisë”/ Pavarësia e Kosovës, Kastrati: Po kriminalizohet lufta e UÇK

“Prokurorja në Hagë me gjuhën e Serbisë”/ Pavarësia e Kosovës, Kastrati: Po kriminalizohet lufta e UÇK

Ardian Kastrati, pedagog, ish-deputet i PDK i ftuar në një studio televizive tha se, reagimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti pro Thaçit dhe të tjerëve në Hagë janë të vonuara dhe po bëhen për diskurs politik për zgjedhjen e presidentit. Kastrati tha se Gjykata e Hagës po deligjitimon përpjekjen e një populli në luftën për liri duke dënuar në emër të po atij populli, mbi dosjet e Serbisë. “Reagimet nga Osmani dhe Kurti janë me vonesë dhe janë pjesë e kalkulimeve politike për zgjedhjen e presidentes për negociatat që do bëhen këto ditë, është në këtë funksion. A ka bërë më shumë qeveria e Shqipërisë? Më pak ka bërë PDK, ku dalin liderët kryesorë në Hagë Thaçi dhe Veseli. Vetë...