Projektligji/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë me imunitet, as zëvendësit nuk mund të arrestohen pa miratimin e…
Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë do të gëzojnë mbrojtje të posaçme procedurale, nëse miratohet projektligji i ri për funksionimin e institucionit. Drafti parashikon se ndaj tyre nuk mund të merret masë arresti apo t’u kufizohet liria pa një autorizim paraprak nga Gjykata Kushtetuese. Sipas projektligjit, në nenin 72 thuhet se drejtuesit e Bankës së Shqipërisë nuk mund t’i nënshtrohen as kontrollit personal apo kontrollit të banesës, pa miratimin e Gjykatës Kushtetuese. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur kapen në flagrancë ose ndiqen menjëherë pas kryerjes së një vepre penale. Në çdo rast tjetër, prokurori që heton çështjen duhet t’i drejtohet fillimisht Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar autorizimin për arrestimin ose kryerjen e kontrolleve. Vetëm pas këtij miratimi mund të ndërmerren veprimet procedurale të parashikuara...
Burimi:
sot.com.al