Projekti “Lungomare 3”, Rama: Është drejt përfundimit
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të hëne disa pamje, ku shtrihet projekti i “Lungomare 3”. Në një postim në rrjete sociale kreu i qeverisë shprehet se punimet janë drejt përfundimit. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e transformimit të aksit të Radhimës, ku shtrihet projekti i Lungomare 3 që po shkon drejt përfundimit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Projekti Lungomare 3 parashikon rikualifikimin e vijës bregdetare nga Vlora drejt Radhimës dhe Orikumit. Kreu i qeverisë ka theksuar vazhdimisht se ndërhyrja do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës, si një nga destinacionet më tërheqëse të bregdetit shqiptar.
Burimi:
opinion.al