PROFIL/ U vra barbarisht në Koridhalos, kush është Jani Aliaj, si dhunoi prindërit e Elton Çiços dhe përplasja me grupin e Vis Martinit

PROFIL/ U vra barbarisht në Koridhalos, kush është Jani Aliaj, si dhunoi prindërit e Elton Çiços dhe përplasja me grupin e Vis Martinit

Jani Aliaj GREQI- Një krim i rëndë ka ndodhur në ambientet e burgut famkeq të Greqisë, Koridhalos, ku mësohet se shqiptari i vrarë është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Jani Aliajn, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në vitin 2016/ Mësohet se Aliaj është sulmuar me thikë nga një i dënuar grek dhe ka marrë dy plagë që kanë rezultuar fatale. Për pasojë, Aliaj nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën, ndërsa dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të panjohura. Paraprakisht dyshohet se vrasja është pjesë e luftës që ka shpërthyer midis grupeve rivale të mafias shqiptare, teksa ngjarja ka nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut....