Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Probleme me energjinë elektrike në qarkun e Korçës, rrugë të bllokuara dhe përmbytje tokash bujqësore
Situata në Qarkun e Korçës vijon të jetë problematike në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, borës dhe temperaturave të ulëta. Sipas OSHEE-së, janë evidentuar problematika në linjat e tensionit të mesëm 10 kV, ku 11 fidera rezultojnë të stakuar, 8 prej tyre pjesërisht. Aktualisht, 1 995 abonentë në zonat rurale janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa zonat urbane nuk kanë ndërprerje. Situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton probleme. Furnizimi me energji për objektet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht dhe ekipet e OSHEE-së janë në gatishmëri për riparime. Si pasojë e reshjeve të shiut, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke përmbytur rreth 3 600 hektarë tokë bujqësore në fushën e...