Presidenti Begaj në kuvendin e Kosovës: Historia nuk mund të rishkruhet, e vërteta është me UÇK

Presidenti Begaj në kuvendin e Kosovës: Historia nuk mund të rishkruhet, e vërteta është me UÇK

Shqipëria është krah Kosovës. Ky ishte mesazhi që përcolli presidenti Bajram Begaj gjatë senacës solemne në Kuvendin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë. Begaj tha se lufta ish-krerët e UÇK-së, për të cilët Prokuroria e Hagës ka kërkuar 180 vite burg, po përballen me akuza të montuara. Begaj bëri thirrje që të hiqen sanksionet e BE ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se Shqipëria do jetë “jetë e mot me Kosovën”. “Ne jemi një komb, Shqipëria është shtëpia juaj, Kosova është shpirti ynë.”, theksoi Begaj. “Kënaqësi të jem në këtë solemnitet të Kuvendit të Kosovës. Ju uroj gëzuar ditën e pavarësisë, çdo shqiptar, kudo ndodhet, çdo familje shqiptare, sot ndihet pjesë e festës, gëzimit, urimit dhe krenarisë. Sot është ditë e madhe, sot Kosova mbush 18 vjeç....