Prerje pemësh dhe ndërhyrje të dyshimta, KLSH “zbarkon” në Pyllin e Sodës pas denoncimit qytetar

Prerje pemësh dhe ndërhyrje të dyshimta, KLSH “zbarkon” në Pyllin e Sodës pas denoncimit qytetar

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbarkuar sërish në Vlorë, këtë herë me fokus Pyllin e Sodës, një nga zonat më të ndjeshme mjedisore të qytetit, ku prej javësh janë ngritur shqetësime serioze lidhur me prerjen e pemëve dhe ndërhyrjet e dyshimta në territor. Inspektimi i KLSH vjen menjëherë pas denoncimit të qytetarëve mbi problematikën e krijuar në këtë zonë të gjelbër, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe ligjshmërinë e punimeve të kryera. Sipas informacioneve, KLSH ka kryer disa inspektime në terren, duke verifikuar situatën faktike në Pylli i Sodës, si dhe dokumentacionin shoqërues të ndërhyrjeve të realizuara. Prej kohësh, Bashkia e Vlorës ka një kontratë me një kompani private për rehabilitimin e Pyllit të Sodës, por pikërisht ky kontraktim është tashmë...