Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

Pak ditë pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i “Homeland Justice” pretendon se ka sulmuar edhe sistemet e Postës Shqiptare. Sipas mesazhit të ndarë në Telegram, “Homeland Justice” pretendonse disponon të gjitha të dhënat e Postës Shqiptare. “Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me radhë”, thuhet në reagimin e tyre në Telegram. gijotina.com/