Poshtërimi i fundit i Richard Grenell/ Thika zvicerane e Trump ka humbur ndikimin në Shtëpinë e Bardhë
Richard Grenell, bashkëpunëtor i hershëm i Donald Trump dhe një nga diplomatët amerikanë më me ndikim në Ballkan, po largohet gjithnjë e më shumë nga qendra e pushtetit në Uashington. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi ta shkarkojë atë nga pozicioni i kreut të administratës së kompleksit të famshëm kulturor “Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese”, teksa u zëvendësua nga Matt Flocka. Trump e njoftoi vendimin në mediat sociale, duke falënderuar Grenell për punën e tij gjatë periudhës së tranzicionit, por duke e bërë të qartë se kishte ardhur koha për një ndryshim. Edhe pse presidenti u përpoq publikisht ta zbutte vendimin, mediat amerikane pretendojnë se Grenell ka kohë që po humbet besimin e Trump. Sipas burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, presidenti ishte i...
Burimi:
ntv.al