Posedonte pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Posedonte pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Korçë. Një 32-vjeçar është vënë në pranga në një lokal të zonës pasi posedonte një pistoletë në formë stilolapsi. Njoftimi: Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, strukturat e DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan punën dhe lokalizuan shtetasin e dyshuar, në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një send i dyshuar pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në...