Zvërneci/ Rama për Associated Press: Kushner kërkoi një shans për të investuar në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është zotuar që të mos heqë dorë nga investimi luksoz në Zvërnec të Vlorës, një investim i lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, pavarësisht protestave që kundërshtojnë projektin.Në një intervistë me Associated Press, Rama i hodhi poshtë kundërshtimet për arsye mjedisore, të cilat sipas tij vijnë si rezultat i dezinformimit.Rama tha se zhvillimi i vendit gjatë qeverisjes së tij po e kthen Shqipërinë nga një vend dikur të injoruar nga investitorët në një vend “ku kapitali i madh dëshiron të vijë dhe investitorët e mëdhenj duan të vijnë”. Puna ka filluar tashmë për të pastruar tokën brenda një rezervati natyror të përdorur nga zogjtë shtegtarë, duke i bërë grupet mjedisore të paralajmërojnë për shkatërrimin e...
Burimi:
ntv.al